Ndertesa e Gjykates Themelore ne Mitrovice - Foto: Atdhe Mulla

Për renovimin e objektit të Gjykatës në Mitrovicën e Jugut, do ndahen 500 mijë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për vitin 2022 në vlerë totale mbi 2.7 miliardë eurove. Në kuadër të këtij buxheti për vitin 2022, Qeveria ka planifikuar 500 mijë euro për renovimin e objektit të Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Jugut.

Kjo ndarje buxhetore është bërë në kuadër të projekteve kapitale për nivelin qendror të Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 43-të ka miratuar buxhetin për vitin 2022. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti ka për qëllim riorientimin e ekonomisë drejt eksportit.

Buxheti për vitin 2022, sipas shefit të Financave të vendit, do të jetë mbi 2.7 miliardë euro, e që sipas tij, përfaqëson ndryshim në orientimin e financave publike.

“Në këtë ligj për buxhetin, ka edhe disa risi të tjera. Kemi ndarë një kontingjent për ligjet e reja që mund të priten gjatë vitit të ardhshëm, në vlerë 50 milionë euro”, tha Murati gjatë mbledhjes.

Ndryshk e pluhur në tualetet e Gjykatës së Mitrovicës