Albin Kurti së bashku me ministrat vizitojnë BIK-un. Foto: ZKM

Për Bajram, Kurti me dy ministra shkon në zyrë të myftiut Tërnava

Në mëngjesin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u mirëpritën nga Myftiu Naim Tërnava.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohje dhe falënderuar ndaj BIK-ut e ndaj Myftiun Tërnava.

“Kryeministri Kurti veçoi lartë rolin dhe angazhimin e tyre, që dhurojnë në vazhdimësi bashkë me të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë” – thuhet në njoftim.

Tutje u tha se kryeministri uroi besimtarët festën e Bajramit, siç e quajti ai festë të sakrificës, duke inkurajuar të gjithë për solidaritet e mirëqenie të përbashkët.

“Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen, sepse të mirat duke i ndarë bëhen të mira për më shumë vetë, bëhen të mira për shumicën, bëhen të mira për të gjithë” – tha Kurti në përfundim të vizitës.

Festa e Bajramit është uruar edhe nga krerët e tjerë të shtetit, përfshirë këtu presidentën Vjosa Osmani e kryeparlamentarin Glauk Konjofuca.

Albin Kurti së bashku me ministrat vizitojnë BIK-un. Foto: ZKM
Albin Kurti së bashku me ministrat vizitojnë BIK-un. Foto: ZKM
Albin Kurti së bashku me ministrat vizitojnë BIK-un. Foto: ZKM