Ilustrim

Pejë, vjedhja në një shtëpi, arrestohet i dyshuari

Policia e Pejës e ka arrestuar një person, për të cilin dyshohet se kishte hyrë në shtëpinë e një qytetari në fshatin Ruhot të Pejës dhe aty kishte grabitur stoli ari, dy orë dore dhe para të gatshme.

Grabitja kishte ndodhur më 3 janar rreth orës 21:15.

Sipas ankuesit, person/a i/të panjohur me përdorim force kishte/kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë.