Foto: KALLXO.com

Pejë, rrahje mes shumë personave, arrestohen 7 të dyshuar

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17 :40 pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar 7 persona.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.