Foto: KALLXO.com Ilustrim

Pejë, djali dyshohet se rrahu nënën

Në Pejë është arrestua një person pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht nënën.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30.

Sipas Policisë, i dyshuari ka thyer/demoluar disa orendi shtëpiake.

I dyshuari pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.