Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK reagon pas vrasjes së dy zyrtarëve të saj në Pejë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas incidentit të sontën në Pejë ku mbetën të vrarë zyrtarë të saj.

PDK është shprehur e tronditur nga ky lajm tragjik, ndërsa kanë shprehur ngushëllime për familjet e të vrarëve.

“Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.  Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt u vranë sonte në Pejë, ndërsa një person mbeti i plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare ende nuk dihen shkaqet që çuan në vrasjen e dyfishtë.