PDK largohet nga salla e Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë larguar nga seanca e Kuvendit derisa po zhvillohej procesi i votimit për dy anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Shefi i këtij grupi parlamentar, Abelard Tahiri ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në votim.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po qëndrojnë në sallë.

Në një konferencë për media, PDK-ja kishte konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seanca parlamentare. Kështu pati bërë të ditur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Ndërakq deputeti Tahiri të martën tha se se kjo bllokadë do të vazhdojë sipas tij “deri në seancën kur do të shpërbëhet Kuvendi”.

PDK këmbëngul për mospjesëmarrje në votime deri në shpërndarje të Kuvendit