PDK: Do ta kundërshtojmë Fondin Sovran, do ta dërgojmë edhe në kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese votimin e projektligjit për Fondin Sovran.

Shefi i Deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri tha sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që në rast se në Kuvend kalon projektligji për Fondin Sovran, ata do ta dërgojnë në kushtetuese.

“Ditën e enjte do të kemi seancë për raportin e progresit, do e fillojmë me të gjeturat në vitin e tretë të qeverisjes Kurti. Ditën e enjte do të kemi për votim edhe leximin e dytë te projektligjit për Fondin Sovran. Ne e kemi kundërshtuar” – ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“E konsiderojmë si strukturë ekonomike shumë të padobishme. Në qoftë se do të kaloj, ne si PDK do ta dërgojmë në kushtetuese. Në kuadër të rendit tonë kushtetues kjo strukturë nuk kalon. Ju e dini që sa më shumë që ka struktura burokratike, aq më shumë ka korrupsionn. Ka shumë e shumë kritika që ne kemi dhe besojmë që ky ligj është në kundërshtim me kushtetutën” – ka deklaruar Tahiri i PDK – së.