Pasuria e bankave në Kosovë kalon shifrën 7.5 miliardë euro
Pasuria e bankave komerciale që operojnë në Kosovë, kalon shifrën e 7.5 miliardë euro dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.26 miliardë euro.
Këto të dhëna u bën të ditura nga statistikat bankare për muajin dhjetor të vitit 2023, të cilat u publikuan nga Banka Qendrore e Kosovës [BQK], duke shtuar se vlera e kredive bruto ka arritur në 4.91 miliardë euro me një rritje prej 27.8 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.13 miliardë euro.
Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 863 milionë euro.
Sipas të dhënave, në Kosovë operojnë gjithsej 12 banka komerciale, 9 prej tyre janë në pronësi të huaj.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, KALLXO.com shkroi se si u rritën fitimet milionëshe të bankave përgjatë 10 viteve kur Kosova qeverisej nga pesë kryeministra.
Si u rritën fitimet milionëshe të bankave gjatë qeverisjes së pesë kryeministrave?