Foto: BQK

BQK del me një njoftim se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka dalë me një njoftim se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi ne euro, sipas rregullores së re.

publikimin e BQK-së thuhet se valuta e vlefshme për pagesë në Kosovë është euro.

Por, sipas BQK-së, valutat tjera jo euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për akitivitetet e këmbimit valuator, pa kufizim.

“Megjithatë, subjekt i kësaj Rregulloreje nuk janë aspektet e transaksioneve vullnetare ndërmjet palëve dhe rreziqet që bartin transaksionet e tilla janë përgjegjësi e palëve të përfshira në to” – thuhet në këtë njoftim.

Po ashtu, në këtë njoftim, BQK ka thënë se rregullorja nuk ka vendosur kufizime dhe lejon hapjen e llogarive në të gjitha valutat për të cilat institucioni financiar ofron dhe klienti pajton.

“Rregullorja nuk ka vendosur asnjë kufizim sa i përket transferit ndërkombëtar të mjeteve në llogari. Prandaj, transferi në çfarëdo valute që niset nga vendi huaj, mund të pranohet dhe konvertohet në euro në vlerë ekuivalente me kursin përkatës, sipas procedurave të bankës”.

“Rregullorja nuk ka vendosur kufizime apo pengesa për institucionet financiare të licencuara nga BQK për ushtrimin e aktiviteteve këmbimore për asnjë valutë. Kurset e këmbimit nuk përcaktohen nga BQK, ndërsa të njëjtat ofrohen në mënyrë transparente nga të gjitha institucionet financiare të licencuara nga BQK për ofrimin e shërbimeve të tilla” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në anën tjetër, Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesën për të shtyrë zbatimin e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës duke u shprehur e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për të cilat kanë thënë se kanë efekte të drejtpërdrejta dhe negative te qytetarët e komunitetit serb në Kosovë.