Pasi e gjobitën, i dyshuari sulmon fizikisht zyrtarët policorë

Një burrë në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe në trafik.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:45 në rrugën “Anton Qeta”, në Gjakovë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë, ka njoftuar Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet tutje në raportin e Policisë.