Pas raportimit të KALLXO.com, punëtorët e marketit në Pejë testohen për COVID-19

KALLXO.com ka raportuar se stafi i një marketi në Pejë nuk janë testuar për COVID-19 pasi një koleg i tyre rezultoi pozitiv me sëmundjen.

Punëtorët e marketit thanë se po ndihen të diskriminuar dhe të shqetësuar për faktin se i gjithë stafi i Qendrës për Shëndet Mental në Pejë u testua me urgjencë nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik pasi një punëtore e qendrës ka dalë e infektuar me COVID-19.

Ky standard nuk ishte zbatuar me punëtorët e marketit, të cilët vazhduan me punën.

Ndërsa sot punëtorëve iu është mundësuar testimi për COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci.

Ai tha se sot janë marrë 43 mostra, përfshirë këtu edhe punëtorët e marketit.

“Rezultatet dalin sot për këto raste”, shtoi Loci.