Foto: KALLXO.com

Pas Kurtit, kryeministri irlandez takohet me presidenten Osmani

Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Me herët ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet bilateriale.

Pas takimit, Vardakar tha se ai dhe Kurti pajtohen që e ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshillin e Evropës.

“Dialogu është jetik për te arrit një harmoni dhe zhvillim të mëtejmë. Sivjet është viti që është me rëndësi që ku stabilitet të jetësohet dhe te mos shohim skena të dhunshme që i kemi pa në shtator dhe maj.

Është kënaqësi qe vizitova vendin tuaj të bukur”- tha ai.

Si kryeministër i Irlandës, kjo është vizita e parë e Varadkar në Kosovë.

Kryeministri irlandez: E ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshill të Europës