Partia e Fatmir Limajt dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

Nisma Socialdemokrate sot ka dorëzuar nënshkrimet për shpërndarjen e legjislaturës së VI-të.

Kështu ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

“Sipas marrëveshjes mes partive politike Grupi Parlamentar i NISMA-s Socialdemokrate sot i dorëzoi nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës të caktuar për 22 gusht 2019. Në këtë seancë të fundit deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI”, ka shkruar Sherifi në “Facebook”.

Ai ka thënë se partia që përfaqëson do të del me më shumë se 10 deputetë nga zgjedhjet e parakohshme.

“Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet!”, deklaroi ai.

Ndryshe, ditë më parë, nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit i kanë dorëzuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, PSD dhe AAK.

VV e pakënaqur me datën e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

 

www.kallxo.com