Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Mot kryesisht me diell dhe vranësira pritet të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura më e lartë e javës do të arrijë deri në 28 gradë celsius.

E hënë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

E martë – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius..

E mërkurë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu të intensitetit te dobët. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, sidomos në vlerat e temperaturave të mesditës.

E enjte -Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shpërndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme dhe sasi të ulët.

E premte – Mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Sipas Institutit, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.