Ilustrimi: Pixabay

Paraqitet në polici personi që kanosi gazetarin në rrjete sociale

Një person i dyshuar për kanosje ndaj një gazari është vetëdorëruar në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se në muajin shtator të vitit 2020 përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një gazetar.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.