Paralajmërohet një "dalje" e re nga Prishtina drejt Fushë-Kosovës

Drejtori i Shërbimeve Publike i Komunës së Prishtinës, Ilirik Musliu, ka paralajmëruar hapjen e një rrugë të re në kryeqytetit.

“Lokacionin e pastruar nga deponia ilegale te Dukagjini Center, tani do t’a përfshijmë në projektet e reja, konkretisht për hapjen e rrugëve për qarkullim”- ka bërë të ditur Musliu.

Ai ka thënë se kjo hapësirë tani e pastruar do të mundëson kyçjen e automjeteve të sektorit të mobilitetit.

“Sektori i mobilitetit, bazuar në analizat e vazhdueshme për zgjidhjen e ngarkesës së trafikut, në këtë hapësirë do të mundëson kyçjen e automjeteve dhe shkarkimin e segmentit më të ngarkuar rrugor Tirana dhe Bill Klinton. Kështu, do të realizohet çasje nga rruga e Hekurudhës, me kyqëzim me rrugën Lidhja e Pejës, ku do të ketë lidhje të veçantë në drejtim të Fushë Kosovës”- ka theksuar drejtori i Shërbimeve Publike.