Pamjet nga shkatërrimet në Ukrainë, Foto: VOA

Pamje me dron, periferia e Kievit e shkatërruar - VIDEO

Pamjet me dron tregojnë shkatërrimet nga bombardimet ruse, në periferi të Kievit.

Në këtë zonë, që njihet ndryshe si Podil, tetë persona humbën jetën sipas autoriteteve pas bombardimeve, raporton VOA.

Sot është dita e 27 e pushtimit rus në Ukrainë. Në orët e hershme të 24 shkurtit Rusia ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë me qëllim të degradimit të kapaciteteve ushtarake të Ukrainës dhe të çrrënjosjes së njerëzve që i ka quajtur nacionalistë të rrezikshëm.

Forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj luftës.Perëndimi ka vendosur sanksione të pashembullta ndaj Rusisë, me qëllim që kjo e fundit të tërheqë forcat nga Ukraina.

Rusia e konsideron luftën në Ukrainë si “operacion special ushtarak”.