Pamje e shëmtuar, shishe qelqi e mbeturina në magjistralen Prishtinë-Podujevë
01.3.2022 - 10:08
Shishe të shumta qelqi, kryesisht ato të birrës e kanë mbuluar një pjesë të bukur të fshatit Vranidoll.
Në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në afërsi të fshatit Vranidoll, pamje e një pjesë të rrugës duket e shëmtuar nga mbeturinat.
Në disa fotografi të siguruara nga KALLXO.com shihet se si mbrapa një objekti të papërfunduar janë hedhur me qindra shishe qelqi, plastike e mbeturina të tjera.
Një pamje e tillë është parë në fshatin Vrandioll.