Pal Lekaj mban konferencë për 53 milionët e Bechtel - Enkas

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot do të mbajë konferencë për media.

Tema e konferencës është “Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për aneks kontratën me “Bechtel & Enka”-n, për përfundimin e projektit të autostradës R6, ”Prishtinë – Hani i Elezit”.

Qeveria do ta kompensojë kompaninë me shumën prej 53 milionë euro, pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi”, deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Konferenca mbahet në Ministrinë e Infrastrukturës, në kabinetin e ministrit Pal Lekaj nga ora 17:00.