Foto: 021.rs

Pak para fillimit të festivalit "Exit", simboli ‘Z’ shihet nëpër Novi Sad

Trotuari në urën Varadin dhe zonat përreth në qytetin e Novi Sadit në Serbi është mbushur me shkronjën ‘Z’ që simbolizon agresionin rus në Ukrainë.

Shkonjat raportohet të jenë vizatuar në natën mes së martës dhe mërkurës.

Sipas raportimit të medias serbe 021, shkronjat janë vizatuar në qytetin e vjetër, përgjatë urës, në bulevardet Mihajlo Pupin, Sonja Marinkoviq, Vojvoda Mishiq, Maksim Gorki dhe Sheshin e heronjve të panjohur.

Tutje, kjo media raporton se ky simbol u shfaq nëpër këto rrugë pak para fillimit të festivalit muzikor ‘Exit’ që mbahet në Novi Sad.

Vizatimi i simoblit ‘Z’ nëpër Serbi ka filluar javë më parë në protestat ku kundërshtohej dënimi i agresionit rus dhe vënia e sanksioneve.

Simbole të tilla janë vizatuar në ndërtesa publike e private, kontejnerë etj.

Foto: 021.rs

‘Z’ – Simboli i luftës së Putinit në Ukrainë