Osmani uron Vitin e Ri: Përpara sfidave nuk duhet të zbrapsemi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për vitin e ri 2024.

Osmani thotë se urimet e përzemërta po i dërgon me optimizëm e shpresëplot.

“Ky vit që po lëmë pas ishte një dëshmi e qëndrueshmërisë sonë dhe shpirtit të palëkundur kundrejt sfidave”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Viti i ri është mundësi për prespektivë të re e për të rritur shpresën sipas Osmanit.

“Të përkushtohemi që 2024-ta, të jetë vit në të cilin dëgjohet secili, vit në të cilin të gjithë do të ndihemi të vlerësuar e të përmbushur”- tha Osmani.

Osmani uroi që viti që po vjen të jetë vit I përmbushjes së aspiratave si shoqëri dhe shtet.

“Përpara sfidave nuk duhet të zbrapsemi, por duhet të synojmë t’i arrijmë lartësitë”- thotë Osmani.

Falënderim të veçantë Osmani pati për ata që sonte kujdesen për shëndetin dhe sigurinë tone dhe për të gjithë të tjerët në krye të detyrës.

“Viti 2024 qoftë i mbushur me shëndet, dashuri, suksese dhe shkëlqim në të gjitha fushat”- thuhet tutje në komunikatë.