Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Osmani, ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore.

Sipas Osmanit, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktorë të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik.

“Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se  bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca.