Presidentja Osmani tek shtëpia e familjes Jovic në Istog. Foto: Vjosa Osmani/Twitter

Osmani për djegien e shtëpisë së familjes Jovic në Istog: Akt i papranueshëm dhe kundër republikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar familjen Jozic në Istog në kuadër të vizitës së saj në këtë qytet.

Kësaj familje iu është djegur shtëpia, përderisa një shtëpi për ta është duke u rindërtuar.

Presidentja Osmani ka thënë se djegia e shtëpisë së familjes Jozic është një akt i papranueshëm dhe një akt kundër Republikës së Kosovës.

“Istogu ka qenë gjithmonë një shembull i ndritshëm i gjithëpërfshirjes që përqafoi forcën e diversitetit. Djegia e shtëpisë së familjes Jozic është një akt i papranueshëm. Një akt kundër Republikës sonë. Ndërsa ne po rindërtojmë shtëpinë e tyre, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që ata të ndihen të sigurt” – ka thënë Osmani.