Foto: Vjosa Osmani, Facebook
Osmani pas takimit me Biden thotë se ka marrë garanca për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Pas këtij bashkëbisedimi, Osmani ka theksuar se ka marrë garanca të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës, njoftoi Zyra e Presidentes.
Gjatë takimit, Osmani ka thënë se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të.
“Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit”- thuhet në njoftim.
Tutje thuhet ajo pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.
Presidentja e Kosovës, po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Osmani shtrëngon duart me Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme