Osmani: Më lejoni që sot t'u bëj thirrje të bëhemi bashkë në kujtesën për heronjtë tanë

Sot, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne për nderë të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë seancë morën pjesë edhe familja Jashari.

Ndërsa, në fjalën e saj para të pranishmeve, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se beteja e Jasharajve ishte inspirim për gjeneratat e ardhshme.

“Sot kujtojmë sakrificën sublime të familjes Jashari për liri. Heroizmi dhe sakrifica e kësaj familje ja shpalosi botës demokratike pamjet e errëta të totalitarizmit serb. Ngjarjet me 5, 6, 7 mars i dhanë vulë solidaritetit ndërmjet njerëzve. Prandaj ne sot jemi mbledhur edhe për ta ripërtërirë kujtesën tonë”, tha ajo para deputetëve.

“Beteja e Jasharjeve u shndërrua në inspirim për të rinj e të reja për të sakrifikuar. Sot ne ju falemi atyre, jemi këtu per ta kujtuar nderimin e secilit veç e veç”, deklaroi kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

“Unë nuk mund t’i përmbledh në numër viktimat e atij tmerri, sepse ata nuk janë thjesht numër. Secili është histori në vete. Ju falënderoj baca Rifat qe sot na nderuar me pjesëmarrjen tuaj bashkë me pasardhësit, fëmijët e familjes Jashari. Me lejoni qe sot tu bëj thirrje të bëhemi bashkë në kujtesën për heronjtë tanë”, tha mes tjerash Vjosa Osmani.

LIVEKuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 5 mars 2020