Osmani: Jam në Neonatologji që të filloj punën aty ku fillon jeta

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sot ka vizituar Klinikën e Neonatologjisë, si vizitën e parë zyrtare në postin që mban tani.

Osmani tha se ka zgjedhur këtë klinikë sepse është pikërisht ai vend ku fillon diçka e re që nga lindja.

Ajo tha gjithashtu se kushtet për të porsa lindurit do të bëhen edhe më të mira atëherë kur të përfundoj edhe klinika e fëmijëve në muajin qershor.

Osmani ndër të tjera tha se ligji për pagat është në gjykatën Kushtetuese dhe se nuk do të ndikojë në atë proces deri në momentin kur të merret vendimi në muajin mars

“Ne si Kuvend i Kosovës vazhdimisht do të ja kujtojmë qeverisë që shëndetësia duhet të jetë prioritet mbi prioritetet sepse shëndeti i nënave dhe fëmijëve janë parakusht që një shoqëri të ecë drejt sukseseve. Sikur në kohën kur ka ardhur ai ligj për pagat, mjekët infermierët absolutisht meritojnë rritje të pagave. Mënyra si janë trajtuar deri më tani ka qenë pa dinjitetshme. Dhe pa marrë parasysh çka ndodhë me ligjin, a duhet ta hartojmë prej fillimi apo të merremi  me dispozita të caktuara të atij, mendoj që mjekët dhe gjithë punëtorët shëndetësor meritojnë trajtim më të mirë”, tha Osmani.