Osmani i uron shërim të shpejtë presidentit Erdogan dhe gruas së tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan dhe gruas së tij, pas infektimit të tyre me variantin Omicron të coronavirusit.

“I uroj shërim të shpejtë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe Zonjës së parë, Emine Erdogan. Të shkuara”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Twiiter.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi më 5 shkurt se ka dalë pozitiv për COVID-19.

Ai tha se nuk ka simptoma të rënda të sëmundjes.

“Pas disa simptomave të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për COVID-19. Fatmirësisht, ne kemi infektim të lehtë dhe kuptuam se jemi të infektuar me variantin Omicron” shkroi Erdogan në rrjetin social Twitter.