Salla e dasmave, ilustrim

Organizuan ahengje, gjobiten pronarët e dy restoranteve në Fier

Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë pronarët e dy restoranteve pasi u konstatua se kishin organizuar ceremoni festive, në kundërshtim me masat kundër pandemisë së COVID-19.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve D. V. dhe L. M. masën administrative 1.000.000 lekë secilit.