Obiliq, një fëmijë rreth 5 vjeç gjendet i vdekur në lumë

Një fëmijë rreth 5 vjeç është gjetur pa shenja jetë sonte rreth orës 20:30 në lumë në fshatin Raskovë në Obiliq.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se informata është pranuar rreth orës 18:15 dhe menjëherë kanë filluar kërkimet në terren.

Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”- ka thënë ai.

Ndërsa ka shtuar se aktualisht, Policia po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.