foto: Ilustrim

Obiliq, arrestohet një person pasi kërcënoi vëllain e tij

Një person është arrestuar në Obiliq, pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje, duke e kërcënuar vëllain e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:00.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.