Nxënësi ther me thikë nxënësin

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Podujevë.

Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshjeje një nxënës ka therur me thikë një nxënës tjetër.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti ka ndodhur në hyrje të një shkolle dje rreth orës 13:40.

Rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.