Një vajzë nga Peja bie në lumë, dërgohet në spital

Një vajzë nga Peja është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës pasi ajo ka rënë në lumin e këtij qyteti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se gjendja e vajzës është jashtë rrezikut për jetë.

Tutje ai ka treguar se vajza është nxjerrë nga lumi nga qytetarët.

“Rreth orës 11:15, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbër një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Rugova.

Ai ka treguar se njësitet policore janë duke u marr me rastin dhe se ata ndodhin në vendin e ngjarjes për të kuptuar se si ka ndodhur rasti.