Brezovicë, Ekipi i Kërkim Shpëtimit, Foto Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Një qytetar pëson arrest kardiak në Brezovicë, intervenon ekipi i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit

Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se i është dashur të intervenojë në qendrën e skijimit në Berzovicë pasi një qytetar kishte pësuar arrest kardiak.

Sipas njoftimit, autoambulanca ka pasur vështirësi të arrijë në vendin e ngjarjes për shkak të reshjeve të borës.

‘’Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë e mundur transporti deri në autoambulancen e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes. Pas reshjev të pa nderprera të bores në qendren e skijimit në Brezovic është shkaktuar një ortek afer qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet’’ – thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Në njoftim po ashtu është publikuar një video, ku shihet intensiteti i reshjeve të borës dhe autoambulanca.

 

.