Reshjet e borës, policia tregon për gjendjen e rrugës në drejtim të Brezovicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me situatën në rrugët në rajonin e Shtëprcës, përfshirë edhe rrugën në drejtim të Qendrës së Skijimit në Brezovicë.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se rrugët janë të lira për qarkullimin e automjeteve.

Veseli thekson se Policia vazhdimisht po e monitoron situatën dhe se kompania për pastrimin e rrugëve po e mirëmban rrugën.

“Të gjitha rrugët në rajonin e Shtërpcës, përfshirë edhe rrugën në drejtim të Qendrës së Skijimit në Brezovicë janë të lira për qarkullimin e automjeteve. Policia  vazhdimisht po e monitoron situatën dhe është prezente atje, ndërsa edhe kompania për pastrimin e rrugëve po mirëmban rrugën”- dekalroi Veseli për KALLXO.com.

Reshjet e mëdha të borës kishin bërë që rruga që dërgon nga Brezovica në qendrën e sikijimit të bllokohet për qarkullim të shtunën.

Më pas, Policia e Kosovës kishte njoftuar se rruga që ishte bllokuar për qarkullim nga Brezovica në drejtim të qendrës së skijimit është liruar.

Por, forcat e rendit thanë se kalimi i rrugës është me vështirësi.

Mbyllet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të qendrës së skijimit