Brezovicë, Ekipi i Kërkim Shpëtimit, Foto Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Orteku i borës bllokon rrugën në Brezovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 21:00 nga zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri” ka pranuar një informatë se në afërsi të qendrës së skijimit në Brezovicë ka rënë një ortek i vogël bore dhe ka bllokuar rrugën.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Policisë, menjëherë është njoftuar kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për pastrimin dhe lirimin e rrugës.