Një pozitë për anëtar të KGjK-së plotësohet, ndërsa duhet të shpallet konkurs për pozitën e anëtarit nga komuniteti serb

Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Për pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga komuniteti serb janë propozuar Milena Deriq, Gragica Jakovljeviq dhe Faret Velia, Osmani Cucoviq nga ana e komuniteteve të tjera jo serbe.

Sipas rezultateve të votave nga votimi i deputetëve të Kosovës, kandidatet e komunitetit serb nuk kanë arritur t’i fitojnë votat e mjaftueshme për t`u bërë anëtarë në KGjK.

Nga komunitetet jo serbe pozitën e anëtarit të KGjK-së e ka fituar Fahred Velija, ndërsa në garë ishte edhe Osman Cucoviq.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, tha se “duhet të shpallet konkursi për kandidatët e serbëve”.

Ndërsa, Fahred Velija është zgjedhur anëtar me mandat 5 vjeçar.

Edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kishte dështuar zgjedhja e anëtarëve të KGjK-së, shkaku i Listës Serbe.

Lista Serbe ‘pengon’ zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Kuvendi shkon në pauzë