Lista Serbe 'pengon' zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Kuvendi shkon në pauzë

Në seancën e Kuvendit të Kosovës është shtyrë zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për arsye të Listës Serbe.

Për pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë propozuar Milena Deriq, Gragica Jakoleviç nga komuniteti serb si dhe Faret Velia, Osmani Cucovic nga ana e komuniteteve të tjera.

Kryetari i Komisionit të Legjislacionit, Adnan Rrusetimi ka prezantuar raportin para deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

Mandati i anëtarit të Këshillit Gjyqësorë është 5 vjet.

“Në konkurse morën pjesë 12 kandidatë por 7 prej tyre nuk janë ftuar në intervistë për shkak se pesë kandidatët nga radhët e komunitetit me shumicë shqiptarë dhe një konditat nga radhët e komunitetit serb nuk ishin gjyqtarë ashtu siq është përcaktuar me kushtetutë” ka thënë Rrustemi.

Mirëpo në momentin e votimit, Lista Serbe e ka kundërshtuar votimin.

Glauk Konjufca ka treguar arsyet se përse Lista Serbe po e kundërshton këtë proces.

“Lista Serbe ka dilema dhe ne kërkojmë nga zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës që të mblidhet edhe njëherë që të kthehen dhe të lexojë ligjin me vëmendje’’, ka thënë Konjufca

Pas një pauze u vendos që kjo pikë të shtyhet deri në përgjigjen nga ana e zyrës ligjore.