Një person lëndohet në vendin e punës në Malishevë, Policia arreston një të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se një person është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare  për shkak të lëndimeve trupore që i kishte marrë deri sa ishte duke punuar në një vendpunishte.

Viktima për tretman të mëtejmë mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në lidhje me rastin Policia raporton se ka arrestuar një person të dyshuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.