Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdes punëtori që ishte lënduar para disa ditëve në Pejë

Më 19 qershor, në rrugën Zahir Pajaziti në Pejë, një burrë gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës ishte lënduar.

Viktima më pas ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në këtë qendër, më 27 qershor viktima ka vdekur.

Për rastin në fjalë, Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.