Ilustrim

Vdes një punëtor i cili u lëndua në vendin e punës, policia jep detaje

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Policia ka njoftuar se ka pranuar një raportim për dy persona burra, të cilët deri sa ishin duke punuar njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të natyrës së lëndimeve punëtori u dërgua në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.

Si pasojë e lëndimeve i njëjti kishte vdekur në QKUK.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar ndërsa policia nuk ka njoftuar detajisht në rast se kanë intervistuar ndonjë person në lidhje me këtë çështje.