
Foto: Ilustrim
Rahovec, një person lëndon gishtërinjtë në fabrikë
_____________________________________________________________________________
Sot në Xërxë të Rahovecit një burrë ka lënduar gishtërinjtë në fabrikën ku punonte.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai njoftoi se personit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Rasti është raportuar në Polici rreth orës 12:30, ndërsa ka ndodhur rreth orës 10:00.
“Sot rreth orës 12:30 është raportuar se një person (mashkull, i moshës madhore) ishte lënduar në vendin e tij të punës në një fabrikë në fshatin Xerxë. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe inspektori i punës” – tha zëdhënësi, i cili shtoi se në konsultim me prokurorin është iniciuar rast për hetim – asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.