Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim malaziasit të dyshuar për nxitje të përçarjes e mosdurimit

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, ndaj të pandehurit R.J., shtetas i Malit të Zi, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale, nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri R.J. ka kryer veprën penale nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit, se me datën 28 qershor 2021, rreth orës 14:00 në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit, respektivisht tek monumenti i “Gazimestanit”, i pandehuri, me dashje dhe planifikim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim mes grupeve etnike dhe fetare që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

E këtë e ka bërë, gjatë manifestimit të përvjetorit të njohur si “Vindov Dan”, publikisht dhe në prezencën e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, duke brohoritur, “vrite shqiptarin”, “Kosovën do ta lajmë me gjak”, “Kosova është Serbi”, kurse para gazetarëve dhe mediave të pranishme ka deklaruar se “shqiptarët do ta kenë ngushtë”, duke rrezikuar prishjen e rendit publik, duke nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje mes grupeve etnike dhe fetare në territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Dje KALLXO.com ka raportuar për arrestimin e të riut nga Mali i Zi.

Arrestohet një i ri nga Mali i Zi

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.