Foto: Gazimestani

Arrestohet një i ri nga Mali i Zi

Një i ri nga Mali i Zi është arrestuar dje në hapësirën e monumentit në Gazimestan.

Sipas Policisë, arrestimi ka ndodhur për arsye të thirrjeve nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes nga i dyshuari.

Personi i arrestuar është dërguar në stacion të policisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.