Një i vdekur nga aksidenti në fshatin Novosellë të Pejës
Një persona ka mbetur i vdekur në një aksident komunikacioni në mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Novosellë të Komunës së Pejës.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 7 e 46 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Novosellë, Komuna e Pejës. Menjëherë Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka kuptuar në aksident janë të përfshira dy automjetet, dhe të lënduar kanë qenë katër persona” – tha Gashi për KALLXO.com.
Sipas tij në vendin e ngjarjes, mjeku e ka konstatuar vdekjen e njërit nga të lënduarit nga aksidenti.
Ndërsa tre persona të tjerë të lënduar, janë dërguar për në emergjencën e Spitalit Rajonal për trajtim mjekësorë, ndërsa më vonë mjeku ka udhëzuar që të lënduarit të dërgohen për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor, për këtë në vendngjarje ka dalë edhe inspektorati policor përveç hetuesve të aksidenteve.
Ende nuk ka informacione se si ka qenë i përfshirë zyrtari policor në këtë aksident.