Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga një vetaksident

Një person ka vdekur dhe 5 të tjerë janë lënduar nga një vetaksident në rrugën lokale Junik – Hereq.

Nusret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, ka thënë se shkak i aksidentit është mospërshtatja me kushtet rrugore dhe shpejtësia e zhvilluar nga automjeti i aksidentuar.

Sipas Xhurkajt, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbremjes.