COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët orët e fundit është regjistruar një person i vdekur me COVID-19.

Sipas të dhënave, nga 3,209 testime për COVID-19 të kryera, 1,155 persona kanë rezultuar pozitivë.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 1,850 njerëz, gjersa numri i rasteve aktive është 9,592.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 63 persona për tu imunizuar ndaj virusit COVID-19.