Foto: Ilustrim

Një grua qëllohet aksidentalisht nga nipi me pushkë ajrore

Një grua në fshatin Grabanicë të Klinës, ka raportuar se aksidentalisht është qëlluar me pushkë ajrore nga nipi i saj.

Sipas Policisë së Kosovës, gruaja në fjalë është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00.