Një grua gjendet e vdekur në Lipjan, policia po heton rastin

Në mëngjesin e 16 gushtit një grua është gjetur pa shenja jete në Lipjan.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë dhe ekipi mjekësor. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Policia po vazhdon të hetojë këtë rast.