Një gabim la QKMF-në e Drenasit pa letra të EKG-së

Të hënën një mjek i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Hafir Shala” në Drenas, u ishte drejtuar menaxhmentit mjekësor të kësaj qendre për të kërkuar letër për EKG.

Pasi sipas tij, një ditë më parë pacientët nuk arritën të marrin shërbimin në mungesë të kësaj letre.

Lidhur me këtë KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e kësaj Qendre, Ismet Bogiqi.

Bogiqi ka thënë se kanë qenë të furnizuar me letër të EKG-së por jo të paramasave të duhura. Ai thotë se pas kërkesës së mjekut, i kanë ndërruar ato.

“Një mjek e ka bë kërkesën të hënën kur e ka kryer ndërrimin, në orën 10, është vendos letra e EKG-së. Më 15 qershor kemi porosit na e kanë sjellë gabimisht, ka qenë e ambalazhuar kur e kemi largu ambalazhin, ato dimensione nuk i kanë ra EKG-së. Kemi shku i kemi ndërru dhe kemi marrë tjetër”, ka thënë ai.

Më 1 maj KALLXO.com raportoi për mungesën e barnave dhe materialeve esenciale shpenzuese në këtë QKMF.

Bogiqi njoftoi se janë në procedura të furnizimit por që kjo çështje i përket institucionit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Me mungesa të tilla po përballen edhe QKMF-të e tjera në komunat e Kosovës.

Drenas, qytetarët ankohen se po detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe materialet esenciale